DYLON

Hoxhaj bisedon me ministrin e jashtëm të Francës, kërkon lirimin e Haradinajt

Hoxhaj bisedon me ministrin e jashtëm të Francës, kërkon lirimin e Haradinajt
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Marc Ayrault lidhur me rasatin e ndalimit të ish Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit te AAK-së, Ramush Haradinaj dje nga policia franceze.

Ministri Hoxhaj e ka informuar në detaje homologun e tij francez për situatën e krijuar duke thënë se fletarrestimet e Serbisë janë të papranueshme dhe jo valide për qytetarët e Kosovës.

EkoHigjiena

Hoxhaj ka thënë se Haradinaj është i pafajshëm dhe përpjekjet e Serbisë janë të motivuara politikisht.

“Kam pasur një bisedë të gjatë telefonike me homologunt tim francez, ku i shpjegova situatën e krijuar dhe absurditetin e këtyre kërkesave të Serbisë që për ne janë të papranueshme. I kërkova mbështetje që z. Haradinaj të lirohet sa më parë dhe besojmë që kjo do të ndodhë. Telefonata është në vazhdën e angazhimeve intensive që po bëjnë institucionet e Kosovës, Ministria e Jashtme dhe shërbimi diplomatik për ta liruar z. Haradinajn” ka thënë Hoxhaj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.