DYLON

Hoxha: Angazhohem që gjyqësori të jetë sa më transparent, i përgjegjshëm dhe i qasshëm për qytetarët

Hoxha: Angazhohem që gjyqësori të jetë sa më transparent, i përgjegjshëm dhe i qasshëm për qytetarët
Avatar photo Redaksia

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, mori pjesë në konferencën e organizuar nga drejtuesit e projektit të BE-së, “Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës në sistemin gjyqësor dhe prokurorial”, ku morën pjesë Z. Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, drejtues të gjyqësorit, prokurorisë dhe ambasadorë.

“Vazhdimisht jemi duke punuar që sistemi gjyqësor dhe prokurorial të jetë sa më transparent, i përgjegjshëm dhe i qasshëm për të gjithë qytetarët. Jemi duke bërë përgatitjet për të filluar me procesin e Rishikimit funksional të Sektorit të sundimit të ligjit, i cili do të rezultojë me një Strategji gjithëpërfshirëse për tërë sektorin e sundimit të ligjit”, theksoi Ministrja Hoxha.

Kemi planifikuar plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve të pakos gjyqësorit, theksoi Ministrja, në plotësim ndryshimit të legjislacionit penal dhe kundër korrupsionit, çështjeve që kanë të bëjnë me suspendimin e zyrtarëve të lartë publik kur kemi të bëjmë me rastet korruptive.

EkoHigjiena

Ministria e Drejtësisë është duke bashkërenduar veprimet në hartimin e politikave dhe ligjeve me zhvillimet në sistemin gjyqësor e prokurorial të Kosovës.

“Disa nga çështjet madhore aktuale janë: Përfundimi i decentralizimit të shërbimeve nga KGJK në Gjykata, implementimi i projektit të financuar nga Qeveria Norvegjeze për menaxhimin e lëndëve, zvogëlimi i numrit të lëndëve të pazgjidhura dhe atyre të pa-ekzekutuara, avansimi i sistemit të statistikave sipas standardeve të BE-së, fuqizimi i profesioneve të lira ligjore dhe përmirësimin e marrëdhënieve me publikun me qëllim të rritjes së transparencës dhe besimit të publikut ndaj sistemit të drejtësisë”, theksoi Ministrja Hoxha.

Funksionimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial në përputhje me standardet demokratike dhe profesionale, vuri në dukje Ministrja, është vital për përforcimin e sundimit të ligjit me përfitime të menjëhershme për publikun, por gjithsesi është edhe qenësor për bashkëpunimin ndërkombëtar, zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.