DYLON

Hoti: Të rinjtë boshnjak, komunitet shtetformues

Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti i shoqëruar edhe nga drejtori i Rinisë në MKRS, Xhevat Bajrami mori sot pjesë në konferencën “Gratë e reja dhe roli i tyre në sektorin e sigurisë” që u mbajt në Reçan të Prizrenit.

Konferenca e organizuar nga OJQ-ja “Barazia” është aktiviteti i fundit në zbatimin e projektit “Gratë e reja dhe roli i tyre në sektorin e sigurisë”, projekt ky ekskluzivisht për gratë e reja të komunitetit boshnjak, dhe rolin e tyre në sigurinë e përgjithshme të tyre.

EkoHigjiena

Në konferencë ishin të pranishëm përfaqësues të organizatës, Komunës së Prizrenit, përfaqësues institucional si dhe të rinj të komunitetit boshnjak.

Gjatë konferencës u bisedua për sigurinë e personelit, veçmas të gjinisë femërore, ku u diskutua edhe për rolin e vetë grave të reja dhe kontributin për sigurinë e përgjithshme.

Zëvendësministri Hoti tha se siguria është një koncept kompleks që lidhet jo vetëm me të drejtat e njeriut, ligjin dhe Kushtetutën në fuqi, por edhe me përgjegjësinë e vetë komunitetit.

Sipas Hotit, boshnjakët në Kosovë janë komunitet shtetformues dhe ndërtues, që gëzojnë të drejta kudo që ndodhen.

Zëvendësministri tha se boshnjakët në Kosovë kanë kontribuar edhe për lirinë e vendit.

Ai ofroi gatishmërinë e MKRS-së që nëpërmjet projekteve konkrete, të ofrojë ndihmë për komunitetin boshnjak në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.