DYLON

Hoti: Qeveria e Kosovës e përkushtuar për forcimin e shtetit ligjor

Hoti: Qeveria e Kosovës e përkushtuar për forcimin e shtetit ligjor
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, z. Nicola Orlando.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Hoti e falënderoi Ambasadorin Orlando për mbështetjen e përhershme të Italisë për vendin tonë, si dhe pohoi vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të punuar ngushtë me Italinë edhe në të ardhmen.

Kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Orlando për prioritetet e qeverisë së re të Kosovës, ndër të cilat veçoi luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Po ashtu, ai tha se Qeveria e Kosovës është tërësisht e përkushtuar për forcimin e shtetit ligjor, avancimin e demokracisë, luftimin e korrupsionit, rritjen e punësimit, zhvillimin e tregut të lirë etj.

EkoHigjiena

Ndërsa, Ambasadori Orlando, duke e uruar Kryeministrin Hoti për detyrën e re, tha se Italia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në luftimin e pandemisë COVID-19, si dhe në përpjekjet e saj për t’i përmirësuar marrëdhëniet rajonale, mbështetjen e zhvillimit ekonomik, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.