DYLON

Hoti: Pasojat e mosfunksionimit të Kuvendit të Kosovës

Avatar photo Redaksia

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti nëpërmjet një postimi në facebook ka treguar pasojat e mosfunksionim të Kuvendit të Kosovës. Ai ka përmendur agjencitë, bordet, këshillat, komisionet që kanë mbetur pa mbikëqyrje tash e katër muaj. Hoti ka treguar se këto agjenci nuk i japin askujt llogari.

Ja postimi i tij:

EkoHigjiena

Pasojat e mosfunksionimit të Kuvendit të Kosovës

Janë 30 agjenci, borde, këshilla, komisione apo zyre të lidhur me Kuvendin e Kosovës, që janë pa mbikëqyrje tash e katër muaj për shkak të mosfunksionimit të Kuvendit të Kosovës. Gjykata Kushtetuese e pezulloi funksionimin e Kuvendit të Kosovës, duke mos qarë kokën që e paralizon një numër të madh të institucioneve të shtetit.

Në mungesë të funksionimit të Kuvendit, këto institucione nuk i japin kujt llogari. Zyra e Rregullatorit të Energjisë mund të vendos së shpejti për rritje të çmimit të energjisë. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm do të bllokohet së shpejti pasi i kalon mandati Auditorit të Përgjithshëm. Këshilli Gjyqësor i Kosovës është jofunksional pasi i mungojnë disa anëtarë që i zgjedh Kuvendi i Kosovës. Radiotelevizioni i Kosovës është shndërruar në medium të PDK-së. Agjencia e Privatizimit privatizon prona nëpër komuna pa asnjë konsultim me komunat për nevojat që kanë komunat për tokë publike. Shumë nga këto institucione janë mbushur me militantë të PDK-së që marrin pagë pa qenë asnjë ditë në punë.

Në vijim është lista e institucionet që janë të lidhura drejtpërdrejt me Kuvendin e Kosovës:
1. Agjencia Kosovare e Privatizimit
2. Agjencia Kosovare e Pronës
3. Agjencia Kundër Korrupsionit
4. Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
5. Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës
6. Autoriteti i Rregullatorit të Hekurudhave
7. Autoriteti i Rregullatorit të Telekomunikacionit
8. Banka Qendrore e Kosovës
9. Bordi Këshilldhënës për Mbrojtjen e Mjedisit
10. Bordi i Pavarur për Rishqyrtimin e Ankesave Tatimore
11. Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës
12. Instituti Gjyqësor i Kosovës
13. Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë
14. Këshilli Gjyqësor i Kosovës
15. Këshilli Kombëtar i Shkencës
16. Këshilli i Kosovës për Trashëgiminë Kulturore
17. Këshilli i Ujërave të Kosovës
18. Komisioni Kosovar i Konkurrencës
19. Komisioni për dhënien e Provimit të Jurisprudencës
20. Komisioni i Pavarur për Media
21. Komisioni Qendror i Regjistrimit
22. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
23. Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale
24. Komisioni për Ndihmë Juridike
25. Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik
26. Organi Shqyrtues i Prokurimit
27. Radiotelevizioni i Kosovës
28. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës
29. Zyra e Rregullatorit të Energjisë
30. Zyra e Rregullatorit për Ujë dhe Mbeturina

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.