DYLON

Hoti: Nëse dikujt duhet t’i ndalohet ushtria, atëherë kjo vlen për Serbinë

Hoti: Nëse dikujt duhet t’i ndalohet ushtria, atëherë kjo vlen për Serbinë
Avatar photo Redaksia

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka thënë se nëse ndonjë shteti duhet t’i ndalohet të ketë ushtri, atëherë kjo vlen për Serbinë.

ja postimi i tij në facebook:

“Ushtria e juaj, z.Vuçiq dhe znj. Bërnabiq, është e komprometuar, ngase ka ende duart e përgjakura. Është ushtria e juaj ajo për të cilën dihet botërisht se ka shkaktuar spastrim etnik dhe gjenocid, ka dhunuar e vrarë gra e foshnje, në Kosovë, Bosnje e gjetiu. Ushtria e Kosovës do të jetë ushtri që garanton dhe gjeneron paqe, që aspiron NATO-n e misionet paqeruajtëse gjithandej në botë. Do të ndërtohet dhe kalitet që të ndihmojë popuj të tjerë gjithandej globit, të cilët mund të përfshihen në tragjedi të ngjashme, me ato që pësuam ne, nga falangat gjenocidale të ushtrisë serbe”, ka shkruar Hoti.

EkoHigjiena

Në fund ai ka thënë se duhet t’u kërkojnë falje popullit të Kosovës e të Bosnjës, për tragjeditë e shkaktuara.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.