DYLON

Hoti fliste hapur kur shumë të tjerë heshtnin!

Avatar photo Redaksia

Në 17 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se profesor Ukshin Hoti ka pasur kurajën që të flas hapur kur shumë të tjerë heshtnin duke u shndërruar në një shembull të rrallë të intelektualit patriot e trim që idealet i mbronte me këmbëngulje e vetëmohim.

Lexoni postimin e plotë të Veselit në Facebook:

EkoHigjiena

Kanë kaluar 17 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit, njërit prej heronjve më emblematik të luftës sonë për liri e pavarësi. Profesor Ukshin Hoti ka pasur kurajën që të flas hapur kur shumë të tjerë heshtnin duke u shndërruar në një shembull të rrallë të intelektualit patriot e trim që idealet i mbronte me këmbëngulje e vetëmohim.

Ai e ka trajtuar çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve të ish-Jugosllavisë në mënyrë shkencore e largpamëse duke pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën politike të popullit shqiptar.

Mungesa e tij ka lënë një boshllëk të madh e të pazëvendësueshëm, jo vetëm në zemrat e familjarëve, miqve, studentëve dhe të kujtdo që e ka njohur, por edhe në mbarë botën intelektuale shqiptare. Fati i pazbardhur dhe misterioz i mendimtarit tonë të shquar rëndon në ndërgjegjen tonë kolektive dhe na kujton për sakrificat e mëdha që janë bërë për të mundësuar ditët e lirisë dhe demokracisë që gëzojmë sot.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.