DYLON

Hoti: Duhani do të trajtohet si bimë ashtu siç e trajtojmë kultivimin e rrushit

Hoti: Duhani do të trajtohet si bimë ashtu siç e trajtojmë kultivimin e rrushit
Avatar photo Redaksia

“Gjilani do të bëhet Qytet i Gjelbër me mbështetjen e Qeverisë për kultivimin e bimës së duhanit, që nënkupton subvencionimin e çdo hektari të duhanit 1 mijë euro për hektar, garantimin e shitjes, përderisa akciza do t’i kthehet bujqve si kompenzim. Në këtë resor do të punësohen mbi 18 mijë gjilanas. Pra, Duhani do të trajtohet si bimë ashtu siç e trajtojmë kultivimin e rrushit”.

Ky është zotimi që dhanë krytari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherit nënkryetar në nivel qendor, Lutfi Haziri, së bashku me kandidatin për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Abdullah Hoti, pasi vizituan fabrikën për përpunimin e mishit “Calabria”.

Haziri e Hoti theksuan se nuk do të tolerojnë më burokraci sa i përket ndarjes së subvencioneve, duke konfirmuar se do të ndodhë dekoncentrimi i subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë tek komunat.

EkoHigjiena

Ata kanë pohuar se me zhvillimin e sektorit të bujqësisë, përkatësisht blegtorisë, pemëtarisë, e perimtarisë, prodhuesve të mishit dhe me mbulim e dyfishim të rrjetit të ujitjes së tokave bujqësore, do të krijohen mijëra vende pune në mbarë Kosovën dhe mundësi që toka e Gjilanit të sjell dy produkte finale brenda një viti.

Ndryshe, Hoti e Haziri, pasi shpalosën programin e bujqësisë të Koalicionit të Besës dhe Shpresës, dhanë lajmin e trefishimit të buxhetit për këtë sektor, që i bie mbi 150 milionë euro.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.