DYLON

“Horizonti – 45 vjet në shërbim të fjalës shqipe përmes enigmës”, – temë kyqe  tryezës

“Horizonti – 45 vjet në shërbim të fjalës shqipe përmes enigmës”, – temë kyqe  tryezës
Avatar photo Redaksia

Nga: Rexhep Hasani

/Garat e Enigmatëve dhe Tryezë për enigmatë në Gjilan në kuadër të 45-vjetorit të revistës për enigmatikë, “Horizonti”. (1981-2026), Event ky, në kuadër të Manifestimit mbarëkombëtarë kulturor “Flaka e Janarit 2026″/

EkoHigjiena

 Shoqata e Enigmateve “Ndre Mjeda” e Gjilanit me datë 31 janr 2026, prej orës 12:00, në ambientet e Bibliotekës së Qytetit në Gjilan, do t’i shpallë rezultatet e Garave të Enigmatëve si dhe do ta mbajë tryezën tematike me rastin e shënimit të 45-vjetorit të daljes së revistës së enigmateve “Horizonti” (1981–2026), revistë kjo e para e këtij lloji në gjuhën shqipe.

Tema qendrore e tryezës do të jetë:
“Horizonti – 45 vjet në shërbim të fjalës shqipe përmes enigmës”, ligjërues Dr. Zijadin Hasani, Kryeredaktori revistës.
ku do të trajtohet rrugëtimi historik i revistës, roli i saj në zhvillimin e enigmatikës shqiptare, si dhe kontributi i enigmatëve gjilanas ndër dekada.

Në kuadër të këtij aktiviteti do të mbahen diskutime tematike nga krijues dhe studiues të enigmatikës, ndërsa një pjesë e veçantë e programit do t’i kushtohet shpalljes së më të mirëve në garat enigmatike, konkretisht në:

·         përpilimin e fjalëkryqit, dhe

·         përpilimin e anagramit.

Po ashtu, Shoqata e Enigmateve “Ndre Mjeda” do të ndajë mirënjohje jubileare për kontribuuesit, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e revistës “Horizonti”, të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar në ruajtjen dhe zhvillimin e kësaj tradite kulturore.

Tryeza synon të afirmojë vlerat e enigmatikës si pjesë e rëndësishme e kulturës së shkrimit, mendimit dhe gjuhës shqipe, si dhe të nderojë një jubile domethënës për Gjilanin dhe mbarë hapësirën shqiptare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.