DYLON

Homazhe te varrezat e dëshmorëve

Homazhe te varrezat e dëshmorëve
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me nënkryetarin Faton Jakupi, drejtorin e drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arianit Ibrahimi, kryetarin e OVL-UÇK, Milaim Limani, si dhe veteranë të tjerë nga Komuna e Kamenicës, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve për nder të festës së “28 Nëntorit-Ditës së Flamurit”

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se 28 Nëntori ngërthen në vete disa ngjarje historike për shqiptarët.

“Ditën e 28 Nëntorit e nisëm me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Kamenicë. Bashkë me veteranë të UÇK-së e kolegë nga kabineti, nderuam veprën e dëshmorëve tanë në këtë datë ku ngërthehen disa ngjarje historike për shqiptarët anë e kënd botës. LAVDI!”, tha Kastrati. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.