DYLON
Kanë vazhduar aktivitetet në shënim të “Epopesë së UÇK-së – Beteja e Zhegocit”

Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Zhegoc dhe Kishnapole

Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Zhegoc dhe Kishnapole
Avatar photo Redaksia

Kanë vazhduar aktivitetet në shënim të “Epopesë së UÇK-së – Beteja e Zhegocit”.

Përfaqësues nga Komuna e Gjilanit, nën organizimin e kryetarit Alban Hyseni, së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në fshatin Zhegoc dhe në Kishnapole.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se sot, së bashku me bashkëpunëtorë, familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe në këto komplekse përkujtimore.

“Në këtë përvjetor të ‘Betejës së Zhegocit’, kujtojmë me përulësi sakrificën e pashoq të atyre që dhanë gjithçka për lirinë që gëzojmë sot”, tha Hyseni.

Kreu i Gjilanit bëri të ditur se gjatë ditës, në kuadër të shënimit të “Epopesë së UÇK-së – Beteja e Zhegocit”, janë zhvilluar disa aktivitete në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, përfundoi Hyseni.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.