DYLON

Homazhe pranë varrit të Reshat Sadikut

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Familjarë, shokë, miq veteranë, bashkëatdhetarë të shumtë në organizim të Këshillit të Fshatit Priboc dhe Shoqatës së të Burgosurve Politik dega në Gjilan, në kuadr të festave të Nëntorit, përkujtuan trevejtorin e ndarjes nga jeta dhe bën homazhe pranë varrit të veteranit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtarit dhe atdhetarit të devotshëm, togerit të TMK-së, njeriut i cili tërë jetën ia kushtoi atdheut, lirisë humanizmit, përparimit, tolerancës e bashkimit kombëtar, Reshat Xhemail Sadiku.

Për veptmtarinë atdhetare e humanitare foli Ismet Tafili i cili ndër të tjera tha se që nga shkolla e mesme, atëherë edhe kur u burgos nga kriminelët serbo-sllav, ai nuk e ndali veprimtarinë atdhetare, nuk e ndali përpjekjen për t’u çliruar nga ky armik shekullor. Iu gëzua formimit të UÇK-së, pjesë së të cilës ishte. Pas transformimit të UÇK-së, u sistemua në TMK me gradën Toger e ndihmoi UÇPMB-në. Me shpirtin humanitar që kishte, ndihmoi të gjithë ata që kishin nevojë me të gjitha mundësitë që kishte.

EkoHigjiena

Kujtime nga jeta e veprimtaria e Reshatit solli edhe ish i burgosuri politik Ramadan Dermaku, i cili theksoi se, sot jemi këtu pranë varrit të Reshatit për të bashkëbiseduar me të e për të përkujtuar trevjetorin e vdekjes së tij. Po ashtu tha se punëtoria e tij në Rogaçicë ishte bazë e atdhetarëve, bazë e ilegalëve dhe fitimin që e merrte e ndihmonte luftën iu ndihmonte shokëve e njerëzit që kishin nevojë.

Në emër të familjes, të pranishmit i falënderojë Ramadan Sadiku. Pas homazheve u bën vizita në familjen Sadiku. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.