Homazhe pranë shtatores së heroit Hasan Ali-Remniku
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me përfaqësuesit e institucioneve komunale dhe familjarët, bëri homazhe pranë shtatores së heroit Hasan Ali-Remniku, me rastin e përvjetorit të rënies së tij.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë, u nderuan jeta, vepra dhe sakrifica e tij për lirinë e vendit tonë.
Lavdi e përjetshme heroit Hasan Ali-Remniku! /2LONLINE/
