/2L ONLINE/ – Në 18 vjetorin e rënjes së vëllezërve dëshmorë Gursel e Bajram Sylejmani, Institucionet komunale, policia e Kosovës, subjektet politike dhe institucionet tjera shkollore e shoqërore, kanë bërë sot homazhe tel kompleksi i këtyre dëshmorëve në Sadovinë të Jerlive.
Gjithashtu, edhe në seancën e Kuvendit komunal të Vitisë u mbajt një minutë heshtje, si dhe këshilltarët komunal vunë lule tek bustat e dëshmorëve pranë Shtëpisë së Kulturës që mbanë emrin e dëshmorëve Gursel e Bajram Sylejmani.
Vëllezërit dëshmorë Sylejmani, ranë heroikisht në betejën e lavdishme të Jezercit më 28 shtator të vitit 1998. /2L ONLINE/