DYLON

Homazhe për dëshmorë dhe seancë solemne për nder të Ditës së Çlirimit

Homazhe për dëshmorë dhe seancë solemne për nder të Ditës së Çlirimit
Avatar photo Redaksia
Hyseni: “Kjo ditë na rikujton jo vetëm krenarinë për çlirimin, por edhe obligimin për ta ruajtur kujtesën historike”

Në shënim të 27-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Gjilanit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësues institucionalë dhe qytetarë, bëri homazhe pranë varreve të dëshmorëve, duke nderuar sakrificën e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Me këtë rast, Hyseni theksoi se kjo ditë përfaqëson një moment të veçantë kujtese dhe mirënjohjeje për dëshmorët, martirët dhe të gjithë ata që kontribuuan në çlirimin e Gjilanit dhe të Kosovës.

EkoHigjiena

“Me respekt përulemi para veprës së dëshmorëve e martirëve të luftës dhe para të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë që ne e gëzojmë sot. Kjo ditë na rikujton jo vetëm krenarinë për çlirimin, por edhe obligimin që ta ruajmë me dinjitet kujtesën për ata që dhanë më të shtrenjtën për atdheun”, deklaroi Hyseni.

Ai shtoi se respekti për veprën e dëshmorëve dhe martirëve mbetet detyrim i përhershëm institucional dhe qytetar, ndërsa shprehu mirënjohje për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë që gëzohet sot.

Pas homazheve, aktivitetet përkujtimore vazhduan me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal, kushtuar 27-vjetorit të çlirimit të Gjilanit.

“Me respekt e mirënjohje kujtojmë sakrificën e atyre që bënë të mundur lirinë tonë dhe ritheksojmë përkushtimin për ta zhvilluar qytetin tonë me dinjitet e përgjegjësi”, tha  i pari i Gjilanit. /2LONLINE/