DYLON

Homazhe në Smirë për të nderuar jetën dhe veprën e Ramadan Beratit

Homazhe në Smirë për të nderuar jetën dhe veprën e Ramadan Beratit
Avatar photo Redaksia

Në përvjetorin e 27-të të vrasjes së Ramadan Berati nga forcat serbe, në fshatin Smirë janë mbajtur homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e tij.

Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë përfaqësues institucionalë, familjarë dhe bashkëqytetarë, të cilët me respekt kujtuan sakrificën e Beratit. I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, si dhe përfaqësues të OVL e UÇK-së – dega në Viti.

EkoHigjiena

Me këtë rast, pjesëmarrësit vendosën kurora lulesh pranë varrit të të ndjerit, duke shprehur mirënjohje dhe respekt për kontributin dhe sakrificën e tij. Homazhet u zhvilluan në një atmosferë të qetë dhe dinjitoze, duke rikujtuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të figurave që dhanë jetën për liri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.