DYLON

Homazhe në përkujtim të 65-vjetorin e lindjes së dëshmorit Gursel Sylejmani

Homazhe në përkujtim të 65-vjetorin e lindjes së dëshmorit Gursel Sylejmani
Redaksia

Me rastin e 65-vjetorit të lindjes së dëshmorit Gursel Sylejmani, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe shokët e gjeneratës 1979–1980, së cilës i përkiste edhe dëshmori, bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial “Gursel e Bajram Sylejmani”.

Në fjalën e tij, kryetari Haliti vlerësoi lart jetën dhe veprën e dëshmorit Gursel Sylejmani, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtimit dhe nderimit të sakrificës së dëshmorëve për lirinë e vendit.

EkoHigjiena

Gjatë këtij përkujtimi, shokët e gjeneratës evokuan kujtime nga vitet e përbashkëta, ndërsa të pranishmit, përmes fjalëve të tyre, nderuan figurën dhe veprën e dëshmorit.

Me këtë rast, u shpalos edhe një pano përkujtimore e përgatitur nga shokët e gjeneratës dhe u mbollën dy drunj dekorativë, në shenjë nderimi dhe respekti për vëllezërit Gursel dhe Bajram Sylejmani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.