DYLON

Homazhe në Llashticë, nderohen dhe përkujtohen të rënët për lirinë e Kosovës

Homazhe në Llashticë, nderohen dhe përkujtohen të rënët për lirinë e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Riad Rashiti, bashkë me bashkëpunëtorë, sot, në përvjetorin e 27-të, nderuan dhe përkujtuan të rënët për lirinë e Kosovës, me homazhet e bëra në varrezat e fshatit Llashticë.

“Masakra e Llashticës mbetet një nga ngjarjet më të dhimbshme të luftës së vitit 1999. Më 13 prill të atij viti, forcat serbe sulmuan fshatin, duke vrarë e masakruar 26 civilë shqiptarë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar të pafajshëm”, ka thënë Rashiti.

EkoHigjiena

Ai ka shtuar se kjo tragjedi është dëshmi e vuajtjeve të mëdha të popullit tonë dhe një kujtesë e përhershme për drejtësi, kujtesë dhe mos-harrese.

“Lavdi të përjetshme të rënëve”, ka thënë i pari i PDK-së së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.