DYLON

Homazhe ne 3 vjetorin e vdekjes se Veprimtarit Njazi Kadriu

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Më 4 tetor 2014, u bënë 3 vjet nga vdekja e atdhetarit, ish të burgosurit politik, kontribuuesit të madh të UÇK-së e UÇPMB-së dhe themeluesit të shoqatës “Vatra”, Njazi Kadriu. Me rastin e përvjetorit të vdekjes, Kryesia e Lëvizjes “Vatra”, dhe kryesia e Shoqatës së ish-të Burgosurve Politik bënë homazhe tek varri i veprimtarit të çështjes kombëtare Njazi Kadriu.

Njazi Kadriu për shtatë vite radhazi vuajti kazamateve serbe, qelitë e burgjeve të Vranjës e Nishit jo rrallë ishin ngopur me gjakun e tij nga torturat çnjerëzore të uniformës çetnike serbe, e megjithatë torturat nuk e thyen.

EkoHigjiena

Ai doli edhe më i fortë shpirtërisht për të vazhduar rrugën që tashmë shokët e tij e kishin çuar edhe më përpara, duke ndodhur edhe UCK e UÇPMB, Njaziu qe nga ata veprimtarë u përfshi shpirtërisht në vorbullën e kryengritjes.

Me parime shumë të shëndosha njerëzore e shoqërore, komunikoi edhe pas luftës deri sa një ditë nga një sëmundje e rëndë i mbylli sytë për të ikur përgjithnjë.

Gjate Homazheve evokuan Kujtime për Njaziu nga Kryetari i Burgosurve Politik ne Gjilan, Sabit Rexhepi, Ramadan Dermaku, Avni Veliu nga Lëvizja Vatra e Hysen Kadriu nga Familja. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.