DYLON

Homazhe në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së

Homazhe në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së
Avatar photo Redaksia

Në 13 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë të Kosovës, sot në ambientet e Qeverisë së Kosovës, u bë ngritja e Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së. Në ceremoni të pranishëm ishin U.D të presidentit znj. Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, z. Avdullah Hoti, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ministra në detyrë, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së.

Në orën 09:00, në Velani, u bënë homazhe dhe u vendosen kurora me lule te varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova, nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe ministra tjerë të kabinetit qeveritar.

EkoHigjiena

Po sot, rreth orës 10.00, ministri i Mbrojtjes Anton Quni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretarja e përgjithshme Rozafa Ukimeri, gjeneral dhe oficerë të lartë të FSK-së, vizituan Kompleksin Memorial „Adem Jashari“ në Prekaz, ku bënë homazhe dhe vendosen kurora me lule, në 13 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.