DYLON
Në shënim të 11 Majit 1999

Homazhe dhe vizita përkujtimore në Hogosht, Kopërnicë, Karaçevë dhe Roganë

Homazhe dhe vizita përkujtimore në Hogosht, Kopërnicë, Karaçevë dhe Roganë
Avatar photo Redaksia
Me këtë rast janë nderuar dhe kujtuar jeta, vepra dhe sakrifica e dëshmorëve Ismail Ismaili, Asllan Thaqi, Nevzad, Selver dhe Emin Kryeziu, si dhe viktimave Ramadan Latifaj dhe Mehmet Sabedinaj.

Në shënim të 11 Majit 1999, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë, qytetarë dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe dhe vizita përkujtimore në Hogosht, Kopërnicë, Karaçevë dhe Roganë.

Me këtë rast janë nderuar dhe kujtuar jeta, vepra dhe sakrifica e dëshmorëve Ismail Ismaili, Asllan Thaqi, Nevzad, Selver dhe Emin Kryeziu, si dhe viktimave Ramadan Latifaj dhe Mehmet Sabedinaj.

EkoHigjiena

Gjatë këtyre vizitave,Kryetari Rahimaj, ka theksuar se data 11 Maj 1999 mbetet një ditë dhimbjeje, por edhe krenarie për popullin tonë, ndërsa sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve do të mbetet gjithmonë udhërrëfyes për brezat e rinj dhe për angazhimin në të mirë të vendit. /2LONLINE/