DYLON

Holanda ka nisur themelimin e Gjykatës Speciale në Hagë

Avatar photo Redaksia

Holanda ka nisur themelimin e Gjykatës Speciale në Hagë, për të hetuar krimet e luftës të kryera në Kosovë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ka njoftuar Qeveria holandeze.

Sipas BBC-së, Gjykata do të hetoj krimet e luftës të kryera gjatë viteve 1999-2000 nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ndaj minoriteteve etnike, si dhe ndaj oponentëve politikë, thuhet në këtë deklaratë, transmeton KosovaPress.

EkoHigjiena

Parashihet që Gjykata të nis punimet e saj më vonë gjatë këtij vit, pa saktësuar kohën e saktë.

Në këtë deklaratë të Qeverisë së Holandës, thuhet po ashtu se “hetimi i krimeve të luftës, është një çështje e ndjeshme në Kosovë.”

“Të dyshuarit e mundshëm nga një pjesë e shoqërisë kosovare mund të shihen si luftëtarë lirie dhe dëshmitarët mund të ndihen të kërcënuar në Kosovë”, thuhet me tej në deklaratën e transmetuar nga BBC.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.