DYLON

Hogoshti do të ndërtojë shtëpi-muze për dëshmorin e kombit Rexhep Malaj

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në shenjë nderimi dhe respekti për dëshmorin dhe kolosin e çështjes kombëtare Rexhep Malaj, qytetarët e fshatit Hogosht, me iniciativën e tyre dhe nё mbështetje tё familjes Malaj, janë dakorduar për ndërtimin e shtёpisё-muze nё vendin e lindjes sё dëshmorit Rexhep Malaj.

Nё mbledhjen e mbajtur nga Këshilli lokal dhe Komisioni i fshatit Hogosht, u caktua lokacioni pёr ndërtimin e Shtёpisё muze, i cili muze, do të ngritët pikërisht mbi themelet e shtёpisё ku kishte lindur dhe jetuar dёshmori i kombit Rexhep Malaj.

EkoHigjiena

Sadulla Ahmeti anëtar i Këshillit lokal, i ka thënë Portalit 2L ONLINE, se familja Malaj pёr ndërtim tё kёtij muzeu kishte ofruar tre lokacione t mundshme: lokacionin te penda, lokacionin te Berkovcet, dhe lokacionin mbi themelet e shtёpisё ku kishte lindur dhe jetuar dëshmori.

“Kёshilli lokal i fshatit falë gadishmërisё dhe devotshmёrisё sё atdhetarit dhe njeriut tё sakrificës pёr çështje kombëtare,Halil Malaj-njëherësh kushëri i dëshmorit si dhe Ramadan Malaj – po ashtu kushëri i dëshmorit, kanë vendosur qё shtëpia-muze tё ndërtohet në lokacionin dhe nё themelet e shtëpisё nё tё cilёn u lind dhe u rrit dёshmori i kombit Rexhep Malaj”, ka thënë Ahmeti.

Siç bënë të ditur ai, Këshilli i fshatit Hogosht, po i bënë tani të gjitha para përgatitjet pёr fillimin sa mё tё shpejtё tё punimeve pёr ndërtimin e shtёpisё-muze, ku së shpejti pritet edhe aksioni pёr grumbullimin e mjeteve.

“Ky aksion pritet tё mbёshtetet nga tё gjitha institucionet dhe qytetarёt e tjerё pa hezitim, sepse vetёm nё kёtё mёnyrё, e respektojmё dhe e nderojmё dёshmorin e rёnё pёr lirinё dhe mvetёsinё e trojeve shqiptare”, ka thënë Sadulla Ahmeti, anëtar i Këshillit lokal të fshatit Hogosht. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.