DYLON

Hitzfeld: Shaqiri duhet të jetë i durueshëm

Avatar photo Redaksia

Ish trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld e ka këshilluar mesfushorin shqiptar të Bayern Munich, Xherdan Shaqirin që të mos largohet nga “Alianz Arena”. Sipas teknikut gjerman, Shaqiri duhet të jetë i durueshëm dhe të presë momentin e duhur për të hyrën në formacionin e parë tek “Bavarezët”.

“Xherdani është e ardhmja e Bayern Munchen. Ora është duke shkuar në favor të tij. Mosha e tij e re është avantazhi më i madh i tij”, ka thënë Hitzfeld.

EkoHigjiena

“Shansat e tij për tu bërë startues tek Bayerni janë duke u bërë më të mëdha çdo sezon. Ai duhet të qëndrojë tek Bayerni, mirëpo çdo gjë është e mundshme derisa afati kalimtar të jetë i hapur”, tha ai.

Shaqiri kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë këtu edhe Liverpool-in.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.