Otmar Hitzfeld, ish-përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës, flet me superioritet për futbollistin nga Kosova. Sipas tij, është koha që Shaqiri të largohet nga kampioni gjerman, Bayerni.
“Është koha kur Xherdani duhet të largohet nga klubi. Ai ka nevojë për një motivim të ri. Ndryshimi është i rëndësishëm për gjendjen e tij psikologjike dhe ai ka nevojë të luajë. Kemi parë në gjashtë muajt e fundit se Pep Guardiola nuk i ka besuar Shaqirit 100 përqind, sidomos pas lëndimit të Franck Riberyt dhe Arjen Robbenit. Kjo ishte e vështirë për të, sepse ai nuk ka luajtur që nga fillimi, posaçërisht në ndeshjen e hapjes kundër Wolfsburgut”, tha Hitzfeld për portalin zviceran, Blick.