DYLON

Historiku i kryeqendrave dardane në Serbi

Historiku i kryeqendrave dardane në Serbi
Avatar photo Redaksia

Shumë qytete e kryeqendra historikisht dardane, gjatë viteve 1878-1880 dhe më vonë brenda viteve 1912-1913 ranë nën sundimin serb me ndihmën e Fuqive të Mëdha. Kryeqendërat Dardane si ajo e Nishit, Shkupit, Ulpianës, ishin qendra të njohura politike, ekonomike dhe kulturore të dardanëve. Kjo dëshmohet edhe me faktin se mbreti Genti, i pari kishte prodhuar monedhat ilire.

Shkruan: Sami ARIFI

Në Kongresin e Berlinit, Fuqitë e Mëdha në mënyrë të padrejtë vendosën që Nishi dhe shumë qytete tjera të banuara me shumicë shqiptare të mbesin nën sundimin serb. Kjo ndodhi pas ekspansionit serb mbi shqiptarët e pafajshëm. Vetëm nga qyteti i Nishit shpërnguli me gjuhën e forcës mbi 150.000 shqiptarë dhe vrau e masakroi në forma të ndryshme çnjerëzore mëse 70.000 të tjerë. Se shqiptarët kanë qenë banues me shumicë në kohën e Millosh Obrenoviqit në kohën e sotme, e dëshmon edhe vet historiani serb, Petar Vllahoviç. Historiani serb përmend poashtu se në qytetin e Aleksincit trupat osmane dëbuan shqiptarët me shumicë, menjëherë pas kryengritjes së vitit 1824. Pra, Çuprija dhe Aleksinci ishin qytete rezidente të shqiptarëve.

EkoHigjiena

Në shekullin e XIX Serbia si e tillë fillonte e mbaronte brenda Pashallëkut të Beogradit, qytetet përrreth të tëra ishin me shumicë të banuara me shqiptarë. Një argument të tillë e sjellë edhe udhëpërshkruesi austriak, Felix Konitz në librin e tij, “Reise in Südserbien und Nordbulgarien”. “Traditat, zakonet dhe veshja shqiptare përdorej deri në qytetin e Kamenicës dhe Aleksincit, në veri të Nishit”, shkruan Konitz.

Se ndaj shqiptarëve është ndjekur në vazhdimësi politikë gjenocidale, e dëshmon edhe urdhëri i shtetit serb i vitit 1832, përmes së cilit u kërkua dhunë me njëzet e pesë goditje me shkop. Në fakt, e gjithë kjo dhunë e organizuar shtetërore ushtrohej mbi shqiptarët e pafajshëm për të bërë pastrimin e territoreve të ashtquajtura “serbe” nga shqiptarët. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.