DYLON

Historianët e Deçanit kërkojnë shkarkimin e Jabllanoviçit

Avatar photo Redaksia

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit për Kthim dhe Komunitete Aleksandër Jabllanoviç.

Historianët e Deçanit kërkojnë nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, që të shkarkoj menjëherë nga detyra ministrin Jabllanoviç.

EkoHigjiena

“Kjo të jetë një herë e përgjithmonë shembull për ministrat e etnisë serbe në Qeverinë e Kosovës, që nuk duhet të fyhet e aq me pak të fyhen nënat të cilat i kanë dhënë kësaj toke, bijtë dhe bijat me të mirë të cilët u flijuan për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e kësaj Lidhje dërguar mediave.

Historianët e “Ali Hadri” i rikujtojnë kryeministrit Mustafa, se ishte edhe Dalibor Jevtiç ish- ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthime në Qeverinë e Kosovës ai, i cili i kishte fyer edhe shqiptarët ne Mushtisht të Suharekës më 29 gusht të vitit 2014.

Sipas historianëve të Deçanit ishin bashkëkombësit e Jabllanoviçit ata të cilët kanë kryer krime dhe kanë bërë gjenocid kundër shqiptarëve. Lidhja e historianëve në Deçan, përkrah protestën e sotme në Gjakovë dhe i bën thirrje të gjithë shqiptarëve anë e kënd Kosovës që të solidarizohen me nënat dhe familjet gjakovare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.