DYLON

Hipokrizia e LDK-së!

Hipokrizia e LDK-së!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Fehmi SYLEJMANI

Të kërkosh përgjegjësi për diçka dhe ta fajësosh dikënd, që  vetë  i ke shkaktuar dëme, mbase edhe të pariparuar është më së absurde, a pandershme, e paarsyeshme dhe hipokrizi standarde autoktone e llojit të vetë.

EkoHigjiena

Kërkesa e LDK në Gjilan për qeverinë komunale, që tash radha është t’i hiqni edhe kunjat, nuk është tjetër,  përveç se hipokrizi e kulluar, mos pranim i realitetit të ri dhe mos  aftësi për të kryer rolin konstruktiv të opozitarizimit.

Të atakosh dikënd dhe t’ia drejtosh gishtin për fajësi, kushdo qoftë ai,  për një punë jo të mirë,  të cilën e ke bërë vetë dhe të kërkosh largimin e  tyre është e padrejtë dhe e pajustifikueshme. Thjeshtë një demagogji dhe një konsum i brendshëm partiak. Për më tepër, qeveria aktuale nuk mund të fajësohet për vendosjen e kunjave edhe në lagjen Dardania, nuk mund të fajësohet për shëmtimin e  qytetit, për  ndërtime të larta, për  kaos urbanistik, për punësime të panevojshme  dhe të mbingarkuara, për devalvimin  dhe denigrim të sistemit arsimor, shëndetësor, bujqësor dhe atë ekonomik, e shumë e shumë të tjera.

Udhëheqja aktuale mund të fajësohet për gjëra të tjera, por jo për ato, që tashmë me viteve të tëra janë krijuar mbrapsht  dhe në dëm të qytetarit nga vetë partia kritikuese.

Paria komunale nuk duhet të reagojë me nxitim  kur dikush ankohet, por duhet pasur program dhe agjendë të qartë e të përditshme, duke mos i dhënë hapësirë askujt për tu ankuar dhe me qenë në shërbim të vazhdueshëm të qytetarëve.  /2LONLINE/

/Fehmi Sylejmani, opinionist – përcjellës i zhvillimeve politike dhe ish asambleist i LVV-së/