DYLON

Hipokrizia dhe falsiteti patriotik i Lutfi Hazirit

Hipokrizia dhe falsiteti patriotik i Lutfi Hazirit
Avatar photo Redaksia

Padyshim se Ushtrinë e Kosovës do ta bëjnë ata që e bënë UÇK-në, duke e ngritë lart dinjitetin tonë kombëtar!

Shkruan: Shefik Surdulli

Deklarata e mbrëmshme publike në media, e z. Lutfi Haziri, njeriut të parë të Gjilanit dhe të dytit të LDK-së, përmes së cilës paturpësisht e vë në dyshim dhe e kundërshton vendosmërinë e institucioneve kompetente të Shtetit të pavarur, demokratik e sovran të Kosovës, për formimin e ushtrisë, të paralajmëruar më 14 dhjetor, është hipokrite, kundërthënëse dhe nuk e përfaqëson vullnetin e qytetarëve të komunës së Gjilanit.

EkoHigjiena

Ç’mund të themi tani për agjitacionin, kundërthënës, të z. Haziri, pro idesë për korrigjim kufijësh me Serbinë dhe futjen e Luginës së Preshevës brenda territorit të Kosovës, përkundër kundërshtive dhe moskoordinimit me faktorin ndërkombëtarë, siç pandehë ai tani në rastin e formimit të Ushtrisë së Kosovës?

Prandaj kjo është hipokrizia e z. Haziri, me të cilën ai vazhdon të mbijetojë në politikë.

Populli shqiptar i kësaj ane të Anamoravës, gollakut e karadakut, në të gjitha etapat historike të vendit, para çdo furtune ka qëndruar stoikisht dhe me dinjitet. Ata nuk janë koritur as turpëruar kombtarisht, asnjëherë. As tani jo!

Pavarësisht hezitimeve e “kërcënimeve” nga jashtë, së fundi edhe kundërshtive të brendshme (siç po shihet), Ushtria e Kosovës duhet të bëhët patjetër. Jo për punë qejfi, as inatesh të askujt, por është e domosdoshme dhe jetike për shtetin e Kosovës dhe popullin e saj paqëdashës.

Padyshim se Ushtrinë e Kosovës do ta bëjnë ata që e bënë UÇK-në, duke e ngritë lart dinjitetin tonë kombëtar!

/autori është sekretar i PDK-së dhe këshilltar komunal në KK Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.