DYLON

Hidromorava vazhdon me inspektime, kërkon të mos keqpërdorën shërbimet e ujësjellësit

Hidromorava vazhdon me inspektime, kërkon të mos keqpërdorën shërbimet e ujësjellësit
Avatar photo Redaksia

“Vjedhja e shërbimeve të ujësjellësit është vepër penale”, ka rikujtuar Kompania Hidromorava.

Drejtues të kësaj Kompanie kanë bërë me dije se po vazhdojnë inspektimet në Zonën e Shërbimit, ku ekipet e tyre kontrolluese kanë hasur në konsumatorë të pandërgjegjshëm që keqpërdorin shërbimet e ujësjellësit.

EkoHigjiena

“Të gjitha rastet e keqpërodrimit, si: Lidhje ilegale, Largim i ujëmatësit pa lejen e Ofruesit të Shërbimeve, etj do të trajtohen sipas LIGJI Nr. 05/L -042, PËR RREGULLIMIN E SHËRBIMEVE TË UJIT dhe KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, thuhet në njofitm.

“Vjedhja e ujit përveç që është vepër penale, është edhe jo humane pasi privon të tjerët nga e drejta universale e njeriut për qasje në ujë të pijes”, thuhet në fund të njoftimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.