DYLON

Hidromorava: Thirrja e fundit për pagesat e ujit!

Hidromorava: Thirrja e fundit për pagesat e ujit!
Avatar photo Redaksia

? Thirrja e Fundit për Pagesat e Ujit!

? Njoftim për Shkyçje nga Rrjeti i Ujësjellësit

EkoHigjiena

nderuar konsumatorë,

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan ju njofton se ka filluar shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit për të gjithë ata konsumatorë që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara.

? Mos e vononi pagesën!

Ftojmë të gjithë konsumatorët që të kryejnë pagesat sa më parë. Për ata që nuk kanë mundësi të shlyejnë të gjithë borxhin menjëherë, ofrojmë mundësinë e pagesës me këste mujore (riprogramim). Ju mund të paraqiteni në zyrat tona për të përfituar nga kjo mundësi.

✅ Konsumatorët që:

➡️bëjnë pagesën e plotë, ose

➡️nënshkruajnë marrëveshje për riprogramim

Do të largohen nga lista për shkyçje dhe procedura përmbarimore.

? Pagesa e rregullt e ujit kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve tona.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.