DYLON

Hidromorava: Thirrja e fundit për pagesat e fatura të shërbimeve të ujësjellësit

Hidromorava: Thirrja e fundit për pagesat e fatura të shërbimeve të ujësjellësit
Avatar photo Redaksia

KRU Hidromorava njofton konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara se është duke vazhduar shkyçja nga rrjeti i ujësjellësit dhe procedura përmbarimore.

Në njoftim thuhet tutje:

EkoHigjiena

Ftojmë të gjithë konsumatorët të kryejnë pagesat sa më parë.

Për ata që nuk kanë mundësi të shlyejnë borxhin plotësisht, ofrojmë riprogramim me këste mujore — mund të paraqiteni në zyrat tona për marrëveshje.

Konsumatorët që: bëjnë pagesën e plotë, ose nënshkruajnë marrëveshje për riprogramim do të largohen nga lista për shkyçje dhe procedura përmbarimore

Pagesat mund t’i kryeni në:

  • Arkat e Kompanisë,
  • Posta e Kosovës ( ora 08:00 – 20:00),
  • Institucione Mikrofinanciare.

– Rikujtim, mos kryeni pagesa CASH te asnjë zyrtar i KRU Hidromorava, por vetëm në pikat zyrtare të lartëcekura.

Pagesa e rregullt e ujit ndihmon drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve tona.

Mos e vononi pagesën!

Me respekt!
KRU Hidromorava

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.