DYLON

Hidromorava: Takim pune në kuadër të Projektit të Reziliencës

Hidromorava: Takim pune në kuadër të Projektit të Reziliencës
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara të Projektit të Reziliencës, dhe në vijim të diskutimeve me PIU, sot u mbajt një takim pune me KRU Hidromorava, në ambientet e kompanisë.

Takimi u zhvillua nga z. Ramiz Kokollari, Drejtor në KIWER, dhe z. Afrim Lajçi, Ekspert për Politika dhe Organizim Institucional, me qëllim dakordimin dhe operacionalizimin e Planit Afatshkurtër të Veprimit për Zvogëlimin e Ujit të Pafaturuar (UPF).

EkoHigjiena

Gjatë takimit u diskutua zbatimi praktik i dokumenteve të përgatitura nga projekti, përfshirë metodologjinë e Planeve Afatshkurta të Veprimit, Planin e Inspektimit të Konsumatorëve dhe Planin e Detektimit të Rrjedhjeve. Po ashtu, u trajtua përzgjedhja e DMA-ve reprezentative, si dhe u dakorduan hapat konkretë për fillimin e implementimit të aktiviteteve gjatë periudhës janar–qershor 2026.

Në këtë kuadër, u bë edhe ndarja e detyrave ndërmjet ekipeve përkatëse dhe zonimi i territorit, me synim organizimin sa më efikas dhe zhvillimin e suksesshëm të aktiviteteve në terren.

KRU Hidromorava mbetet e përkushtuar në përmirësimin e menaxhimit të ujit dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për konsumatorët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.