DYLON

Hidromorava: Stop keqpërdorimit të ujit të pijshëm!

Hidromorava: Stop keqpërdorimit të ujit të pijshëm!
Avatar photo Redaksia

? Stop keqpërdorimit të ujit të pijshëm!

nderuar qytetarë,

EkoHigjiena

Gjatë inspektimeve të fundit në terren, ekipet tona kanë hasur raste të keqpërdorimit të ujit për qëllime të paautorizuara si larja e rrugëve, automjeteve, ujitja apo mbushja e pishinave — në një kohë kur temperaturat janë jashtëzakonisht të larta dhe kërkesa për ujë është shumë e madhe.

⛔ Kujtojmë se çdo përdorim i ujit jashtë nevojave bazike, si dhe çdo lidhje ilegale, është shkelje e rregulloreve në fuqi dhe dëmton rëndë furnizimin për qytetarët tjerë.

?Kompania do të rrisë kontrollet dhe ndaj të gjithë keqpërdoruesve do të merren masa të rrepta, përfshirë shkyçjen pa paralajmërim.

? Bashkëpunimi juaj është kyç për të garantuar furnizim të qëndrueshëm për të gjithë.

KRU Hidromorava – Gjilan