Hidromorava: Stop keqpërdorimit të ujit të pijshëm!
Stop keqpërdorimit të ujit të pijshëm!
Gjatë inspektimeve të fundit në qytetin e Vitisë dhe Kamenicë me rrethinë, ekipet tona kanë hasur raste të keqpërdorimit të ujit për qëllime të paautorizuara si larja e rrugëve, automjeteve, ujitja, në një kohë kur kërkesa për ujë është shumë e madhe.
Kujtojmë se çdo përdorim i ujit jashtë nevojave bazike, si dhe çdo lidhje ilegale, është shkelje e rregulloreve në fuqi dhe dëmton rëndë furnizimin për qytetarët tjerë.
Kompania do të rrisë kontrollet dhe ndaj të gjithë keqpërdoruesve do të merren masa të rrepta, përfshirë shkyçjen pa paralajmërim.
Bashkëpunimi juaj është kyç për të garantuar furnizim të qëndrueshëm për të gjithë.
KRU Hidromorava – Gjilan
