Hidromorava shpallë Konkurs Publik për këto pozita
KONKURS PUBLIK – Inxhinier për Planifikim dhe Zhvillim – KRU Hidromorava
KONKURS PUBLIK – Zyrtar Ligjor – KRU Hidromorava

Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 7 të Rregullores për procedurat e rekrutimit në KRU “Hidromorava” – SH.A, numër 631 të datës 29.05.2026, si dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:
KONKURS PUBLIK
- Për plotësimin e vendit të lirë të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan, për pozitën:
• Inxhinier për Planifikim dhe Zhvillim
– Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” – Sh.A.
– Numri i kryesve: 2 (dy).
– Vendi i punës (lokacioni): Gjilan.
– Titulli i mbikëqyrësit: Shefi i Menaxhimit të Projekteve.
– Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar (me periudhë provuese prej 6 (gjashtë) muaj).
– Paga bazë: 852.00€ (bruto) – Sipas Rregullores për pagat, kompensimet tjera dhe stimulimet në KRU “Hidromorava” – Sh.A.
- Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta
II.I. Kushtet e përgjithshme:
– Përgatitja profesionale/shkollore: Diplomë universitare – Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore – drejtimi Hidroteknikë.
– Përvoja e punës: Së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale.
II.II. Kushtet e veçanta:
• Të ketë sjellje të rregullt, korrekte dhe profesionale në ushtrimin e detyrave të punës;
• Të ketë aftësi të dëshmuara në menaxhim;
• Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
• Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
• Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë;
• Të jetë i aftë për punë me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës;
• Kualifikimet e tjera profesionale janë përparësi;
• Njohja e programeve aplikative WaterCad, GIS (ESRI), AutoCad;
• Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi;
• Njohja e punës me kompjuter – programi Microsoft Office.
III. Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:
• Punon në kalkulimin e çmimeve për paramasë dhe parallogaritë dhe përgatit dokumentet për projektet e ujësjellësit;
• Bashkëpunon edhe me shërbimet e tjera në KRU “Hidromorava” Sh.A.;
• Pas koordinimit të punëve në zyrë të planifikimit dhe punimit të projekteve sipas kërkesës së shërbimeve, obligohet të përcjellë edhe zhvillimin e punimeve në terren;
• Përgatit tërë dokumentacionin teknik për kryerjen e punëve dhe të njëjtin ia dërgon Shefit të Menaxhimit të Projekteve;
• Bashkëpunon dhe koordinon punën me stafin inxhinierik në hartimin e projekteve investive në fushën e Hidroteknikës;
• Bënë mbikëqyrjen e implementimit të projekteve;
• Zbaton me përpikëri rregullat, procedurat dhe masat e shëndetit dhe sigurisë në punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme të Ndërmarrjes;
• Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së eprorit te tij/saj të drejtpërdrejtë;
• Për punën e tij/saj i raporton dhe i përgjigjet Shefit të Menaxhimit të Projekteve.
Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm si vijon:
• Aplikacionin e punësimit të plotësuar (e gjeni në uebfaqe të kompanisë);
• Dëshmi të kualifikimit shkollor (origjinal ose të noterizuar);
• Dokumentin e identifikimit (kopje të letërnjoftimit, pasaportës);
• Dëshminë e përvojës së punës (përmes Trustit pensional dhe vërtetimeve për përvojën e punës në fushën përkatëse);
• Cv (Jetëpëshkrimi);
• Kualifikime të tjera profesionale (nëse ka);
• Dëshmi për njohjen e gjuhëve të huaja (nëse ka);
• Çertifikatën se aplikuesi nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale (vërtetimi lëshohet nga Gjykata);
Çertifikatën mjekësore (për shkak të minimizimit të shpenzimeve të kandidatëve pjesëmarrës në konkurs, në fund të procedurës rekrutuese, e njejta do të kërkohet vetëm nga kandidatët e suksesshëm, para se të bëhet nënshkrimi i kontratës së punës).
Aplikimi bëhet online përmes e-mailit zyrtar: [email protected], ku bashkangjiten dokumentet e kërkuara sipas konkursit.
Konkursi publikohet përmes uebfaqes zyrtare të kompanisë KRU. “Hidromorava” – SH.A., Gjilan, https:// kru-hidromorava.com/konkurse, ku mund të shkarkohet aplikacioni për punësim.
Konkursi do të jetë i hapur për aplikim 15 ditë nga dita e shpalljes publike të konkursit, nga data 05.10.2026 deri më 19.10.2026.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse aplikacionet e pakompletuara dhe joadekuate do të refuzohen.
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:
Testi me shkrim – deri në 70 (shtatëdhjetë) pikë;
Intervista – deri në 20 (njëzetë) pikë;
Jetëpërshkrimi (CV) – deri në 10 (dhjetë) pikë.
Kalendari i përafërt i procedurës së rekrutimit:
Testi me shkrim brenda 20 ditëve pas mbylljes së konkursit;
Intervista me gojë brenda 15 ditëve pas përfundimit të testit me shkrim;
Rezultatet përfundimtare brenda 10 ditëve pas përfundimit të procesit të intervistave.
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e konkursit ftohen për testin me shkrim, si dhe njoftohen për vendin, datën dhe kohën e mbajtjes së testit me shkrim.
KONKURS PUBLIK – Zyrtar Ligjor – KRU Hidromorava
Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 7 të Rregullores për procedurat e rekrutimit në KRU “Hidromorava” – SH.A, numër 631 të datës 29.05.2026, si dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:
KONKURS PUBLIK
- Për plotësimin e vendit të lirë të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan, për pozitën:
• Zyrtar Ligjor
– Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” – Sh.A.
– Numri i kryesve: 1 (një).
– Vendi i punës (lokacioni): Gjilan.
– Titulli i mbikëqyrësit: Sekretarja e Ndërmarrjes.
– Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar (me periudhë provuese prej 6 (gjashtë) muaj).
– Paga bazë: 876.00€ (bruto) – Sipas Rregullores për pagat, kompensimet tjera dhe stimulimet në KRU “Hidromorava” – Sh.A.
- Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta
II.I. Kushtet e përgjithshme:
– Përgatitja profesionale/shkollore: Diplomë Universitare – Fakulteti Juridik.
– Përvoja e punës: Së paku 1 (një) vit përvojë pune profesionale.
II.II. Kushtet e veçanta:
• Të ketë integritet të lartë moral dhe profesional;
• Shkathtësi në komunikim planifikim të punës;
• Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë;
• Të jetë i aftë për punë me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës;
• Kualifikimet e tjera profesionale janë përparësi;
• Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
• Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi;
• Njohja e punës me kompjuter – programi Microsoft Office.
III. Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:
• Përfaqëson Kompaninë në procese gjyqësore, bën përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesit të Kompanisë në procedurën civile, penale, përmbaruese dhe administrative, në gjykatat e vendit në të gjitha nivelet;
• Është përgjegjës për të përgatitur lëndët për përfaqësim gjyqësor;
• Me kërkesë të udhëheqësit përgatitë vendime, shkresa, parashtresa për Kompaninë;
• Për nevoja të Kompanisë jep këshilla ligjore, harton kontrata, marrëveshje dhe memorandume;
• Për punët e kryera harton raporte të rregullta dhe periodike;
• Komunikon me gjykatat dhe paditësit në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me paditë;
• Bashkë me Sekretarin drejton përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesit të Kompanisë në procedurën civile, penale, përmbaruese dhe administrative, në gjykata te vendit në të gjitha nivelet;
• Në koordinim me Sekretarin/en harton rregulloret, urdhëresat administrative si dhe aktet tjera juridike;
• Informon Departamentin Administrativ të Kompanisë mbi gjendjen dhe natyrën e padive;
• Merr pjesë në të gjitha mbledhjet që kanë të bëjnë me çështjet gjyqësore dhe raporton sipas nevojës.
• Kujdeset për respektimin e afatave të caktuara nga gjykata si dhe afatet tjera të caktuara nga legjislacioni në zbatim në lidhje me rastet e caktuara.
• Sipas autorizimit, merr pjesë në komisione dhe grupe përkatëse punuese brenda Kompanisë;
• Përgatitë raporte dhe evidenca lidhur me kryerjen e punëve brenda përgjegjësive të zyrës ligjore;
• Zbaton me përpikëri rregullat, procedurat dhe masat e shëndetit dhe sigurisë në punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme të Ndërmarrjes;
• Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së eprorit të tij/saj të drejtpërdrejtë;
• Për punën e tij/saj i raporton dhe i përgjigjet Sekretarit të Kompanisë.