Hidromorava shpallë Konkurs Publik për këto pozita
Hidromorava shpallë Konkurs Publik për këto pozita:
KONKURS PUBLIK – Zyrtar i Kontabilitetit Sintetik – KRU Hidromorava
KONKURS PUBLIK – Lexues i ujëmatësve dhe shpërndarës i faturave – Nj.O. Viti – KRU
***
KONKURS PUBLIK – Zyrtar i Kontabilitetit Sintetik
Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 7 të Rregullores për procedurat e rekrutimit në KRU “Hidromorava” – SH.A, numër 631 të datës 29.05.2026, si dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:
K O N K U R S P U B L I K
- Për plotësimin e vendit të lirë të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan, për pozitën:
- Zyrtar i Kontabilitetit Sintetik
– Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” – Sh.A.
– Numri i kryesve: 1 (një).
– Vendi i punës (lokacioni): Gjilan.
– Titulli i mbikëqyrësit: Menaxheri i Divizionit për Financa dhe Kontabilitet.
– Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar (me periudhë provuese prej 6 (gjashtë) muaj).
– Paga bazë: 804.00€ (bruto) – Sipas Rregullores për pagat, kompensimet tjera dhe stimulimet në KRU “Hidromorava” – Sh.A.
- Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta
II.I. Kushtet e përgjithshme:
– Përgatitja profesionale/shkollore: Diplomë Universitare – Fakulteti Ekonomik.
– Përvoja e punës: Së paku 1 (një) vit përvojë pune profesionale.
II.II. Kushtet e veçanta:
- Të ketë sjellje të rregullt, korrekte dhe profesionale në ushtrimin e detyrave të punës;
- Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
- Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë;
- Të jetë i aftë për punë me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës;
- Njohja e sistemit të kontabilitetit dhe raportimit financiar;
- Kualifikimet e tjera profesionale janë përparësi;
- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
- Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi;
- Njohja e punës me kompjuter – programi Microsoft Office.
III. Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:
- Kryen regjistrimin dhe procesimin e të gjitha faturave hyrëse dhe dalëse të Kompanisë, furnizuesve, bankave, etj.
- Kryen përshkrimin dhe likuidimin e faturave të Kompanisë në kohë;
- Kryen regjistrimet e pagesave;
- Përpilon pasqyrat e blerësve dhe furnizuesve në afate të caktuara;
- Përditëson dhe harmonizon librat kontabël me blerës dhe furnizues në afatet e caktuara ligjore;
- Shkruan dhe regjistron saktë, përgatit dhe mban dokumentet e regjistrimet e kontabilitetit;
- Përditëson në kohë të dhënat ditore të transaksioneve financiare në bazën e të dhënave;
- Hulumton, gjurmon dhe zgjidh problemet e mundshme dhe mospërputhjet kontabël ose të dokumentacionit;
- Informon menaxhmentin dhe harton raporte (përmbledhje mbi fushat e aktivitetit);
- Zbaton në përputhje të plotë standardet ndërkombëtare dhe kosovare të kontabilitetit, procedurat dhe ligjet financiare dhe ligjet tjera të aplikueshme;
- Përpilon librin e blerjes dhe të shitjes;
- Harmonizon dhe analizon në detaje kontabilitetin financiar, duke e koordinuar atë me materialin përkatës dhe zyrën e faturimit
- Kryen kontrollin e dokumentacionit të gjithëmbarshëm para kontimit dhe në rast të parregullsive njofton eprorin e Departamentit;
- Përcjellë çdo ndryshim të planit kontabël dhe e përpunon me udhëheqësin e sektorit;
- Punon në pastrimin e kontove, llogarive të arkëtuara dhe ato të paguara;
- Zbaton me përpikëri rregullat, procedurat dhe masat e shëndetit dhe sigurisë në punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme të Ndërmarrjes;
- Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së eprorit te tij/saj të drejtpërdrejtë;
- Për punën e tij/saj i raporton dhe i përgjigjet Menaxherit të Divizionit për Financë dhe Kontabilitet.
Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm si vijon:
- Aplikacionin e punësimit të plotësuar (e gjeni në uebfaqe të kompanisë);
- Dëshmi të kualifikimit shkollor (origjinal ose të noterizuar);
- Dokumentin e identifikimit (kopje të letërnjoftimit, pasaportës);
- Dëshminë e përvojës së punës (përmes Trustit pensional dhe vërtetimeve për përvojën e punës në fushën përkatëse);
- Cv (Jetëpëshkrimi);
- Kualifikime të tjera profesionale (nëse ka);
- Dëshmi për njohjen e gjuhëve të huaja (nëse ka);
- Çertifikatën se aplikuesi nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale (vërtetimi lëshohet nga Gjykata);
Çertifikatën mjekësore (për shkak të minimizimit të shpenzimeve të kandidatëve pjesëmarrës në konkurs, në fund të procedurës rekrutuese, e njejta do të kërkohet vetëm nga kandidatët e suksesshëm, para se të bëhet nënshkrimi i kontratës së punës).
Aplikimi bëhet online përmes e-mailit zyrtar: [email protected], ku bashkangjiten dokumentet e kërkuara sipas konkursit.
Konkursi publikohet përmes uebfaqes zyrtare të kompanisë KRU. “Hidromorava” – SH.A., Gjilan, https:// kru-hidromorava.com/konkurse, ku mund të shkarkohet aplikacioni për punësim.
Konkursi do të jetë i hapur për aplikim 15 ditë nga dita e shpalljes publike të konkursit, nga data 14.10.2026 deri më 28.10.2026.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse aplikacionet e pakompletuara dhe joadekuate do të refuzohen.
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:
Testi me shkrim – deri në 70 (shtatëdhjetë) pikë;
Intervista – deri në 20 (njëzetë) pikë;
Jetëpërshkrimi (CV) – deri në 10 (dhjetë) pikë.
Kalendari i përafërt i procedurës së rekrutimit:
Testi me shkrim brenda 20 ditëve pas mbylljes së konkursit;
Intervista me gojë brenda 15 ditëve pas përfundimit të testit me shkrim;
Rezultatet përfundimtare brenda 10 ditëve pas përfundimit të procesit të intervistave.
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e konkursit ftohen për testin me shkrim, si dhe njoftohen për vendin, datën dhe kohën e mbajtjes së testit me shkrim.
***
KONKURS PUBLIK – Lexues i ujëmatësve dhe shpërndarës i faturave – Nj.O. Viti
Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 7 të Rregullores për procedurat e rekrutimit në KRU “Hidromorava” – SH.A, numër 631 të datës 29.05.2026, si dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:
K O N K U R S P U B L I K
- Për plotësimin e vendit të lirë të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., në Njësinë në Viti, për pozitën:
- Lexues i ujëmatësve dhe shpërndarës i faturave – Nj.O. Viti
– Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” – Sh.A.
– Numri i kryesve: 1 (një).
– Vendi i punës (lokacioni): NjO. Viti.
– Titulli i mbikëqyrësit: Shefi i Seksionit të Shitjes të Njësisë Operative në Viti.
– Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar (me periudhë provuese prej 6 (gjashtë) muaj).
– Paga bazë: 636.00€ (bruto) – Sipas Rregullores për pagat, kompensimet tjera dhe stimulimet në KRU “Hidromorava” – Sh.A.
- Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta
II.I. Kushtet e përgjithshme:
– Përgatitja profesionale/shkollore: Shkolla e mesme.
– Përvoja e punës: Së paku 1 (një) vit përvojë pune.
II.II. Kushtet e veçanta:
- Të ketë sjellje të rregullt, korrekte dhe profesionale në ushtrimin e detyrave të punës;
- Të posedojë aftësi të mira komunikimi;
- Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë;
- Të jetë i aftë për punë me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës;
- Të ketë njohuri të instrumenteve matëse të ujit;
- Të njoh punën me kompjuter si dhe pajisjet mobile të faturimit;
- Përparësi është të posedojë patentë shofer kategoria “B”.
III. Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:
- Lexon për çdo muaj ose së paku një herë në tre muaj gjendjen e ujit të shpenzuar përmes ujëmatësit;
- Ngarkohet me fatura për çdo muaj dhe është i obliguar të bëjë shpërndarjen e tyre te secili konsumatorë;
- Njofton konsumatorët që për borxhet e papaguara e të mbetura mund të bëjnë riprogramim duke arritur marrëveshje sipas afatit të përcaktuar të kryerjes së borxheve;
- Regjistron për çdo muaj ose së paku një herë në tre muaj gjendjen e saktë të ujit të pijes të shpenzuar përmes ujëmatësit te konsumatorët, sipas evidencës që ka në lokacionin e tij, duke evidentuar në librin-regjistrin e tij;
- Regjistron për çdo muaj gjendjen e saktë të konsumatorëve që shpenzojnë ujin e pijes pa ujëmatës (paushall), bënë evidentimin e tyre në lokacionin e tij duke bërë procesverbalin me të gjitha të dhënat, si dhe raporton në Kompani;
- Gjatë leximit obligohet të evidentojë përmes procesverbalit raste të zbulimit të ujëmatësve në gjendje jo të rregullt, rastet e kyçjeve të pa ligjshme ilegale, si dhe rastet e konsumatorëve të ri dhe i raporton ato në mënyrë të rregullt çdo ditë duke mbajtur dhe evidencat në librin e tij;
- Mbanë përgjegjësi administrative dhe ligjore për saktësinë e gjendjeve në pajisjet mobile të faturimit dhe mosfaturimin eventual në zonën e shërbimit;
- Shpërndan vërejtje tek konsumatorët për mos pagesë të borxhit;
- Shpërndan kontratat e shërbimeve dhe vendimet nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave te konsumatorët;
- Lajmëron prishjet dhe rrjedhjet e ujit të pijes që ndodhin në zonën e shërbimit të tij;
- Zbaton me përpikëri rregullat, procedurat dhe masat e shëndetit dhe sigurisë në punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme të Ndërmarrjes;
- Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së eprorit te tij të drejtpërdrejtë;
- Për punën e tij i raporton dhe i përgjigjet Shefit të Seksionit të Shitjes të Njësisë Operative në NjO. Viti.
Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm si vijon:
- Aplikacionin e punësimit të plotësuar (e gjeni në uebfaqe të kompanisë);
- Dëshmi të kualifikimit të mesëm shkollor (origjinal ose të noterizuar);
- Dokumentin e identifikimit (kopje të letërnjoftimit, pasaportës);
- Dëshminë e përvojës së punës (përmes Trustit pensional);
- Cv (Jetëpëshkrimi);
- Dëshmi që posedon patentë shofer të Kategorisë “B” (nëse ka);