Kompania për Ujë “Hidromorava” në Gjilan, ka njoftuar se, pas goditjes nga rrufeja në Fabrikën për Përpunimin e Ujit në Përlepnicë, gjendja tashmë është stabilizuar dhe është rikthyer prodhimi dhe furnizimi me ujë të pijshëm në mënyrë të rregullt.
“Të nderuar konsumatorë, ju informojmë që pas njoftimit të mbrëmshëm për ngjarjen e gjuajtjes së rrufesë në FPU Përlepnicë, gjendja tashmë është stabile , mbrëmë pas mesnate, është rikthyer prodhimi i furnizimit me ujë të pijshëm në mënyrë të rregullt dhe stabile. Ju falënderojmë për mbështetjen dhe mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftimin e Hidromoravës.
***
Rrufeja godet Fabrikën e përpunimit të ujit në Përlepnicë
Hidromorava: Njoftim
Gjilan, 08 Maj 2024- Fabrika e përpunimit të ujit në Përlepnicë është përballur sonte me një incident të gjuajtjes së rufesë, e cila ka shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe ka çuar në ndalimin e aktiviteteve të prodhimit të ujit për konsumatorët të Komunës së Gjilanit!
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë me keqardhje se pas ngjarjes së rufesë në fabrikën tonë në Perlepnice, është ndalur prodhimi i furnizimit me ujë të pijshë, pasi ka shkaktuar dëme në FPU Përlepnicë.
Pas identifikimit të kësaj situate të papritur, ekipet tona teknike kanë reaguar menjëherë dhe janë mobilizuar në vendin e ngjarjes për të ndërhyrë dhe rregulluar këtë situat të paparashikushme.
Aktualisht, ata janë të përfshirë në punë dhe janë duke bërë çmos për të rikthyer furnizimin e rregullt me ujë dhe për të siguruar që operacioni i prodhimit të ujit të rikthehen në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur.
Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj çështje për ju si konsumatorë, dhe jemi duke bërë çmos për të siguruar që çdo problem teknik të trajtohet me seriozitet dhe efikasitet.
Ju falenderojmë për durimin dhe mirëkuptimin tuaj gjatë kësaj periudhe të padëshirueshme edhe për ne.
/KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan /