DYLON

Hidromorava për konsumatorët e disa vendbanimeve: Mos e përdorni ujin e ujësjellësit për pije deri më 14 janar!

Hidromorava për konsumatorët e disa vendbanimeve: Mos e përdorni ujin e ujësjellësit për pije deri më 14 janar!
Avatar photo Redaksia

Kompania Rajonale për Ujë “Hidromorava”, ka nxjerrë një njoftim për konsumatorët e ujësjellësit të disa vendbanime, duke kërkuar nga ata që të mos e përdorni ujin e ujësjellësit, për pije, deri më 14 janar!, transmeton Portali 2LONLINE.com.

“Depërtimi i këtyre ujërave sipërfaqësorë ka rritur turbullirën duke e pamundësuar trajtimin fiziko-kimik dhe shpërndarjen e ujit cilësor brenda standardeve të lejuara për ujë të pijshëm. Prandaj, mos e përdorni ujin nga rrjeti i ujësjellësit për pije deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e kësaj Kompanie.

Ja njoftimi i plotë:

EkoHigjiena

MOS E PËRDORNI UJIN E UJËSJELLËSIT PËR PIJE DERI ME DATË 14 JANAR!

Gjilan, 12 janar 2021 – Njoftim për konsumatorët e ujësjellësit në vendbanimet:
Kamenicë, Karaçevë, Topanicë, Koretin, Kopernicë, Kolloleq, Shipashnicë,
Ranillug, Ropotovë, Ropotovë e Vogël, Tomancë, Pançellë,
Novoberdë, Boston, Koretishtë, Pasjak, Makresh, Tullar.

Të nderuar konsumatorë!

Sasitë e mëdha të reshjeve atmosferike që përfshinë vendin tonë ditët që lamë pas, kanë ndikuar në kualitetin e ujit, për arsye se ujërat sipërfaqësorë kanë depërtuar në shumë burime të ujit që menaxhohen prej KRU “Hidromorava” SH.A. Gjilan.

Depërtimi i këtyre ujërave sipërfaqësorë ka rritur turbullirën duke e pamundësuar trajtimin fiziko-kimik dhe shpërndarjen e ujit cilësor brenda standardeve të lejuara për ujë të pijshëm.

Prandaj, mos e përdorni ujin nga rrjeti i ujësjellësit, për pije, deri në njoftimin e radhës.

Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni:
Tel:044983071, fix:0280326980,

Kujdestaria inaktive :044719813.

Ju faleminderit!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.