DYLON

Hidromorava: Pensionohet punëtori i dalluar Shaqir Ramadani – arkëtar

Hidromorava: Pensionohet punëtori i dalluar Shaqir Ramadani – arkëtar
Avatar photo Redaksia

“Pas 26 viteve të shërbimit të përkushtuar, pensionohet punëtori i dalluar Shaqir Ramadani, i cili ka lënë gjurmë të veçanta në rrugëtimin dhe zhvillimin e Kompanisë sonë”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan

Shaqiri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm që nga paslufta, duke filluar në FPU Përlepnicë, për të vazhduar më pas si lexues dhe inkasant, ndërsa në fazën e fundit të karrierës ka ushtruar detyrën e arkëtarit në porto-arkë me përkushtim dhe integritet.

EkoHigjiena

Përkushtimi, profesionalizmi dhe korrektësia e tij do të mbeten shembull frymëzimi për gjeneratat e reja. Shaqiri është vlerësuar gjithmonë si punëtor model, i dashur për kolegët dhe i respektuar për qasjen serioze ndaj punës.

Në emër të Kompanisë Hidromorava, e falënderojmë për kontributin shumëvjeçar dhe i urojmë shëndet, qetësi dhe lumturi në këtë kapitull të ri të jetës pas pensionimit, thuhet në fund të njofitmit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.