Hidromorava: Parandalimi i keqpërdorimit të ujit të pijshëm
Njoftim – Parandalimi i keqpërdorimit të ujit të pijshëm
Të nderuar konsumatorë,
Bazuar në vendimin e Autoritetit Rregullator për Ujëra dhe legjislacionin në fuqi, përfshirë Rregulloren për Standardet Minimale të Shërbimeve të Ujit dhe Rregulloren për Shkyçje, si dhe duke pasur parasysh temperaturat e larta gjatë sezonit veror dhe rritjen e konsumit të ujit, ju njoftojmë se përdorimi i ujit të pijshëm duhet të bëhet vetëm për nevoja esenciale dhe të autorizuara, me qëllim sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët.
Përdorimi i ujit të pijshëm për qëllime si:
Larja e rrugëve, trotuareve dhe automjeteve
Ujitja e kopshteve dhe tokave bujqësore
Mbushja e pishinave
Ose për çdo qëllim tjetër të paautorizuar
Konsiderohet keqpërdorim dhe ndalohet rreptësisht.
Për këtë arsye, KRU Hidromorava do të rrisë kontrollet në terren dhe do të ndërmarrë masa të menjëhershme ndaj rasteve të keqpërdorimit, përfshirë ndërprerjen e furnizimit me ujë pa paralajmërim.
Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve dhe do të koordinohemi me institucionet lokale për të parandaluar keqpërdorimin dhe për të garantuar furnizim të rregullt dhe të qëndrueshëm me ujë për të gjithë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!
Me respekt,
KRU Hidromorava – Gjilan
