• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Hidromorava: Nuk ka tolerancë për kyçjet ilegale në ujësjellës

Redaksia 2LONLINE 13 Shtator, 2023 3 min
 Hidromorava: Nuk ka tolerancë për kyçjet ilegale në ujësjellës

KRU Hidromorava në Gjilan ka bërë me dije se  në kuadër të angazhimeve  për të luftuar fenomenin e kyqjeve ilegale në ujësjellës, janë shkyqr nga rrjeti i ujësjellësi tri kyçje të tilla, pasi kompania nuk do të ketë tolerancë në këtë drejtim.

“Ekipet tona inspektuese fillojnë ditën e punës me një fokus të fortë mbi identifikimin dhe ndalimin e kyçjeve ilegale të ujësjellësit, puntorët tanë po tregojnë shkathtësi të lartë dhe profesionalizëm në kryerjen e detyrës së tyre. Ata janë duke identifikuar me sukses konsumatorët të cilët po keqpërdorin burimin më të çmuar të ujit. Duke kujdesur për burimet tona ujore, ne po ndërmarrim hapa të vendosur për të siguruar që ky fenomen të eliminohet dhe parandalohet në të ardhmen”, thuhet në njofitmi ne hidromoravës.

Po ashtu thuhet se me një përkushtim të padiskutueshëm ndaj menaxhimit të burimeve ujore dhe zbatimit të ligjit, KRU Hidromorava është duke bërë ndryshime të thella në rrjedhën e punës së tij.

KRU Hidromorava i qëndron besnik principit të asnjë tolerimi për konsumatorët të cilët shkelin rregullat dhe ligjet që rregullojnë përdorimin e ujit të pijshëm. Kyçjet ilegale të ujësjellësit nuk do të tolerohen dhe do të ndëshkohen me maksimumin e procedurave ligjore. Ata do të shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit dhe do të ballafaqohen me procedurat ligjore të përcaktuara për shkeljen e ligjit të ujësjellësit.

“Me një ekip të përgatitur dhe të motivuar, ne kemi besimin se do të jemi në gjendje të përmbushim misionin tonë për të garantuar që uji të jetë një burim i përbashkët i qytetarëve tanë dhe të përdoret me përgjegjshmëri”, thuhet në fund të njoftimit të KRU Hidromorava, lidhur me këtë çështje.   /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Gjilan Hidromorava kyçjet ilegale rekomandojmë ujësjellës
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Vavalis: Është koha t’i kthehemi fitoreve

23 Shtator, 2023
Policia

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

23 Shtator, 2023
Nacionale

Realizohet gara tradicionale “Ujku Garues”

23 Shtator, 2023
Gjilan

Ka ndërruar jetë Bajram Ismajli, mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

23 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Vavalis: Është koha t’i kthehemi fitoreve

23 Shtator, 2023

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

23 Shtator, 2023

Realizohet gara tradicionale “Ujku Garues”

23 Shtator, 2023

Ka ndërruar jetë Bajram Ismajli, mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

23 Shtator, 2023

Galatasaray SK, kampione e garës BVA Kupa Ballkanike për Klube

22 Shtator, 2023

KPB-Anamorava: Aktivitet me moton “Të gjithë jemi të barabartë”

22 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com