DYLON

Hidromorava: Njoftim për shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit të konsumatorëve që kanë borxhe

Hidromorava: Njoftim për shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit të konsumatorëve që kanë borxhe
Avatar photo Redaksia

Njoftojmë të gjithë konsumatorët të cilët kanë detyrime të papaguara ndaj ujësjellësit, KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan, se kemi rifilluar me ndërprerje të shërbimeve të ujësjellësit për të gjithë ata konsumatorë që kanë të papaguara dy e më shumë fatura.

Prandaj, ftojmë konsumatorët që t’i shlyejnë ato sa më parë, ndërsa ata të cilët nuk kanë mundësi financiare që ta bëjnë shlyerjen e tërësishme të borxhit, të lajmërohen në zyrat tona me ç’rast do u ofrojmë mundësinë e pagesës së borxhit të tyre përmes kësteve mujore, respektivisht riprogramimit.

EkoHigjiena

Të gjithë konsumatorët të cilët bëjnë riprogramimin e borxhit para datës 30.06.2025 do të largohen nga lista e shkyçjes dhe nga lista për procedura përmbarimore.

Pagesa e rregullt e faturave të ujit ndikon drejtëpërdrejtë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve tona!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.