DYLON

Hidromorava: Njoftim për mospërdorim të ujit për pije

Hidromorava: Njoftim për mospërdorim të ujit për pije
Avatar photo Redaksia

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan 

? NJOFTIM PËR MOSPËRDORIM TË UJIT PËR PIJE

EkoHigjiena

Të nderuar konsumatorë të fshatit Sadovinë, Komuna e Vitisë,

? Data: 18 qershor 2025

Ju njoftojmë se për shkak të disa problemeve teknike në stacionin e pompimit (SP) në Sadovinë, kohë pas kohe është vërejtur rritje e turbullirës në ujin e pijshëm që shpërndahet në këtë zonë.

? Për arsye sigurie dhe në mbrojtje të shëndetit publik, ju lusim që përkohësisht të mos e përdorni ujin për pije, deri në një njoftim të ri.

Ekipet tona janë duke monitoruar situatën dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për rikthimin e cilësisë së ujit.

? Për çdo informacion shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në:

Linja e kujdesit ndaj konsumatorëve: 0800 61 000

Kujdestaria (jashtë orarit): 044 719 813

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj