DYLON

Hidromorava: Njoftim për mospërdorim të ujit për pije

Hidromorava: Njoftim për mospërdorim të ujit për pije
Avatar photo Redaksia

? NJOFTIM PËR MOSPËRDORIM TË UJIT PËR PIJE

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan

EkoHigjiena

Të nderuar konsumatorë në Zonën e Shërbimit Novobërdë

? Data: 21 korrik 2025

Ju njoftojmë se për shkak të thatësisë që po mbizotëron në burimet e ujit dhe stacionin e pompimit (SP) Makresh, kohë pas kohe është vërejtur rritje e turbullirës në ujin e pijshëm që shpërndahet në këtë zonë.

? Për arsye sigurie dhe në mbrojtje të shëndetit publik, ju lusim që përkohësisht të mos e përdorni ujin për pije, deri në një njoftim të ri.

Ekipet tona janë duke monitoruar situatën dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për rikthimin e cilësisë së ujit.

? Për çdo informacion shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në:

Linja e kujdesit ndaj konsumatorëve: 0800 61 000

Kujdestaria (jashtë orarit): 044 719 813

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.