DYLON

Hidromorava: Njoftim për konsumatorët në Shipashnicë të Epërme

Hidromorava: Njoftim për konsumatorët në Shipashnicë të Epërme
Avatar photo Redaksia

NJOFTIM PËR KONSUMATORËT NË SHIPASHNICË TË EPËRME

Të nderuar konsumatorë,

EkoHigjiena

Ju njoftojmë se, për shkak të kërkesës së shtuar për furnizim me ujë, jemi duke ndërmarrë veprime për rritjen e kapaciteteve prodhuese. Si pasojë e këtyre punimeve dhe ndryshimeve në sistem, po paraqiten luhatje të presionit në rrjetin e ujësjellësit.

Këto luhatje mund të shkaktojnë trazimin e depozitimeve të grumbulluara në gypa, duke bërë që uji herë pas here të paraqitet me ngjyrë tek konsumatorët.

Lusim konsumatorët që, në raste të tilla, të lënë të hapur rubinetin për disa minuta derisa uji të pastrohet dhe të rikthehet në gjendjen normale.

Për çdo ndryshim apo informacion shtesë, do të njoftoheni përmes kanaleve tona zyrtare të komunikimit.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

KRU “Hidromorava” Sh.A. – Gjilan

📞 044 983 093

☎️ 044 983 107 (Kujdestaria)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.