Hidromorava: Njoftim për konsumatorët në Lagjen Dardania 2
Hidromorava: Njoftim për konsumatorët në Lagjen Dardania 2
Ndërprerje e furnizimit me ujë
Shkaku: Defekt në gypin e ujësjellësit
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se, për shkak të një defekti në gypin e ujësjellësit, do të ndërprehet furnizimi me ujë në lagjen “Dardania 2”.
Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë me intensitet për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur.
Për çdo ndryshim ose informacion shtesë, do të njoftoheni përmes kanaleve tona zyrtare të komunikimit.
Faleminderit për mirëkuptimin!
KRU Hidromorava Sh.A. – Gjilan
Tel: 0800 61 000
