DYLON

Hidromorava: Njoftim për konsumatorët në Kamenicë

Hidromorava: Njoftim për konsumatorët në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

NJOFTIM PËR KONSUMATORËT NË KAMENICË

? Zonat: Stacioni i Pompimit Bahqja dhe SP Berivojcë

EkoHigjiena

❗ MOS E PËRDORNI UJIN NGA RRJETI I UJËSJELLËSIT PËR PIJE

Të nderuar konsumatorë,

Ju njoftojmë se, si pasojë e rritjes së vlerës së nitrateve në ujë, ka ardhur deri te ndryshimi i parametrave kimikë të ujit në zonat e lartpërmendura në Kamenicë.

Për këtë arsye, uji aktualisht nuk i plotëson standardet për ujë të pijshëm dhe konsiderohet i papërshtatshëm për konsum.

? Uji nga rrjeti publik nuk duhet të përdoret për pije, deri në një njoftim të radhës, pas normalizimit të gjendjes dhe konfirmimit të cilësisë së ujit.

Uji mund të përdoret vetëm për nevoja teknike (larje, sanitare, etj.).

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Me respekt,

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan

☎️ 0800 61 000