DYLON

Hidromorava: Njoftim për konsumatorët në fshatin Llovcë

Hidromorava: Njoftim për konsumatorët në fshatin Llovcë
Avatar photo Redaksia

Hidromorava: Njoftim për konsumatorët në fshatin Llovcë

Të nderuar konsumatorë,

EkoHigjiena

Ju njoftojmë se ekipet e KRU Hidromorava janë duke realizuar pastrimin dhe dezinfektimin e rezervuarit dhe rrjetit të ujësjellësit në Sistemin e Furnizimit me Ujë në fshatin Llovcë, me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të cilësisë së ujit të pijes.

Gjatë këtij procesi do të përdoren përqendrime më të larta të klorit se zakonisht. Për këtë arsye, rekomandojmë që konsumatorët të shmangin përdorimin e ujit për pije deri në përfundimin e procesit dhe stabilizimin e plotë të parametrave të cilësisë së ujit, përfshirë rikthimin e përqendrimit të klorit në vlerat e lejuara sipas standardeve në fuqi.

Ekipet tona do të monitorojnë vazhdimisht cilësinë e ujit dhe do t’ju njoftojnë me kohë për përfundimin e procesit dhe rikthimin e gjendjes normale.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

KRU Hidromorava Sh.A.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.