DYLON

Hidromorava: Njoftim për bllokim të rrugës në Malishevë

Hidromorava: Njoftim për bllokim të rrugës në Malishevë
Avatar photo Redaksia

KRU HIDROMORAVA SH.A GJILAN

NJOFTIM PËR BLLOKIM TË RRUGËS NË MALISHEVË

EkoHigjiena

Gjeni të bashkangjitur lejen të lëshuar nga Drejtoria për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe banim.

I. I lejohet “Alb Star KWE” (projekt i KRU HIDROMORAVA) – Gjilan që të bëjë ndërhyrje në infrastrukturën publike duke bërë edhe bllokimin e rrugës “Hajdar Hashani” në fshatin Malishevë.

II. Në bazë të nenit 6 paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 të Rregullores për Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale 01.Nr.016-53305 të datës 27.05.2021 të Kuvendit të Komunës, “Alb Star KEE” për bllokim rruge lirohet nga kompensimi i tarifës, pasi ekzekutimi i këtyre punëve është me interes publik.

III. Bllokimi bëhet nga data 10.07.2026 deri më 13.07.2026.

IV. Punimet duhet të ekzekutohen në afat sa më të shkurtër, me qëllim të mos pengimit të komunikacionit.

V. Alternativa për automjetet që qarkullojnë me kahe Malishevë–Gjilan dhe anasjelltas janë si në vijim:

Rruga Malishevë – qendër – Shkolla Fillore – Verbicë e Kmetocit – Kmetoc – Gjilan.

Malishevë – Deponia e mbeturinave – Lagja Arbëria – Gjilan.

VI. Obligohet që kompania ta bëjë informimin dhe sinjalizimin për këtë bllokim të rrugës në dy vende:

Në kah të Malishevës prapa FSK-së.

Në qendër të Malishevës (te përmendorja) për devijim të rrugës.

Vërejtje

Gjatë kryerjes së punimeve në hyrje të rrugës duhet të vendosen shenjat e komunikacionit:

Bllokim rruge (nëse bllokohet rruga);

Punime në rrugë;

Rrezik në rrugë;

Devijim.